Të gjithë ju që dëshironi të udhëtoni pa viza në ndonjërin nga shtetet e zonës Shengen, duhet të keni kujdes disa gjëra, siq janë:
Dokumentet kryesore:
- Pasaporta biometrike,
- Sigurimi shëndetësor (mund ta bleni online duke klikuar: VISA Schengen Insurance)
- Qëllimi i udhëtimit që duhet të jetë vetëm turistik dhe jo për të punuar, shkolluar apo për të jetuar në vendet e hapësirën Shengen.
Të gjithë udhëtarët duhet të mbajnë me vete adresën e familjarit apo personit të cilin do të vizitojnë pasi kjo adresë mund t’ju kërkohet nga policia kufitare e vendit Shengen ku do të kalohet.
Gjithashtu duhet të shënoni numrin e telefonit të personit apo personave që do të vizitoni, pasi nëse policia kufitare ju pyet në një gjuhë që nuk e kuptoni, atëherë mund t’i telefononi familjarit tuaj që të komunikojë me të.
(more…)

Zbulohen afër mureve të Kalasë së Elbasanit dy varre të lashta ilire, ndërkohë që Elbasani është fare pranë ngritjes së një muzeu arkeologjik.
Kosova nuk ka nevojë të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve te Bashkuara për t’u pajisur me domain të vetin shtetëror, i kanë bërë të ditur Radio Dukagjinit zyrtar të Korporatës Ndërkombëtare të Internetit për përcaktimin e emrave dhe numrave ICAAN .
Një koleksion i pikturave të piktorit të madh Pablo Pikaso, pritet që gjatë një ankandi, i cili do të organizohet më vonë gjatë këtij viti, të arrijë shumën prej 2.9 milionë euro. 57 pikturat, të cilat janë vepër e artistit të madh spanjoll, do të shiten në ankandin Sothbis, në rrugën “Nju Bond” të Londrës, më datën 16 shtator.
Tendenca drejt shtrirjes dhe shndërrimit të qyteteve të mëdha në rajone gjigante ose në mega-qytete është gjithnjë e në rritje dhe pritet që kjo tendencë të ketë një ndikim shumë të madh edhe në popullsinë e këtyre vendeve gjatë 50 viteve të ardhshme.
Virusi me emrin Zeus i cili vjedh të dhënat bankare të përdoruesve nga kompjuterët e të cilëve ai i infekton është më i fuqishëm se kurdoherë më parë, thonë nga Agjencia për sigurinë e internetit.
Sun, Mar 20, 2011
0 Komente