RSS

‘Wachovia’, 23.9 miliardë dollarë humbje

23.10.2008

Biznes & Ekonomi

Wachovia Corp” ka raportuar një humbje të çerekut të tretë të vitit, prej 23.9 miliardë dollarë, një deficit rekord i çerekvitit për një kompani bankare në krizë globale financiare.

Humbja në fjalë u shkaktua kryesisht nga rënia e vlerës së aseteve, me vlerë prej 18.7 miliardë dollarë. “Wachovia” ka humbur 33 miliardë dollarë në dy çerekvitet e fundit.

Pa përkrahje qeveritare
“Krahas ekonomisë së dobësuar, humbja e kredive vazhdon që të jetë problematike”, thotë Geri Tounsend, bashkëthemelues i “Hill-Townsend Capital” në Chevy Chase, Merilend. Por, ai thotë se “Uellsi e do dhe ka nevojë për Wachovia-n” për t’u zgjeruar dhe thotë se shkrirja “absolutisht” do të zhvillohet në bazë të kushteve të saja origjinale. Në fillim të muajit, “Wells Fargo” u pajtua që ta blejë “Charlotte”-n, për një vlerë prej 15.1 miliardë dollarësh, pa ndonjë përkrahje qeveritare për t’i mbuluar humbjet në kredi, që thuhet se do të arrijë shifrën prej 74 miliardë dollarësh. Blerja do ta dyfishojë madhësinë e “Wells Fargo” me seli në San Francisko. Në këtë mënyrë, do të krijohet huadhënësi i katërt për nga madhësia në vend, me asete me vlerë prej 1.4 trilion dollarësh, si dhe rrjetin më të madh bankar, me më shumë se 6,600 degë.

Linjë me pritjet
Xhon Stumpf, shefi ekzekutiv i “Wells Fargo”-s, quajti rezultatet e çerekvitit të “Wachovia”-s “në linjë me pritjet tona”. “Wells Fargo” ka deklaruar se këto rezultate nuk do të ndikojnë në planin e tij për një rritje prej 20 miliardë dollarë. Humbjet e “Wachovia”-s janë 11.18 dollarë për aksion dhe, krahasuar me profitin e një viti më parë, kjo përbërë 85% të vlerës së aksioneve. /Kosova Sot/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.