RSS

17 vjeçari gjen disa vrima në Twitter

twitter-logo-small1Djaloshi 17 vjeçar ka arritur që përmes disa vrimave të zbuluara nga vetë ai në mikroblogun tash jo vetëm revolucionar por dhe mjaft të popullarizuar, të publikoj disa mesazhe në profilet e shfrytëzuesve të ndryshëm.

Djaloshi 17 vjeçar nga Bruklini (SHBA), i quajtur Michael, i ka thënë BNO news se ai zakonisht analizon ueb faqet e ndryshme për të gjetur vrimat në to, dhe zakonisht nuk bënë deme të mëdha.

Mesazhi që u shpërnda sot në mëngjes nga  Michael në profilet e twitterave është ky:

“Mikeyy I am done…,” “MikeyyMikeyy is done.,” and “Twitter please fix this, regards Mikeyy.”

Ndërsa pasdite në Twitter bëjnë të ditur se këto vrima janë eleminuar dhe së përveq këtyre mesazheve, asnjë informacion më rendësi nuk është vjedhur.

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.