RSS

60 mijë paund biçikleta më e shtrenjtë në botë

06.10.2008

Teknologji

Kompania dizenjatore nga Skandinavia, “Aurumania” ka hedhur në treg një model të limituar të biçikletës më luksoze në botë. Biçikleta kushton më shumë se 60 mijë puand.

“Gold Bike Crystal” besohet të jetë biçikleta më e shtrenjtë e prodhuar ndonjëherë. Secila prej dhjetë të tillave është ndërtuar me dorë dhe me flori 24 karat. Ajo është zbukuruar me më shumë se 600 kristale zvarovski.

Dorezat prej lëkure e bëjnë edhe më interesante biçikletën. E njëjta kompani ka krijuar gjithashtu një mbajtëse muri prej ari 24 karatë, në mënyrë që biçikleta të ekspozohet në mur. /IDIVIDI/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.