RSS

60.000 fansa kanë ndjekur koncertin e Madonnës në Budva

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, gjysmë ore para mesnate e ka përfunduar koncertin spektakolar në plazhin Jaz të Budvës, para 60.000 spektatorëve nga shumica e vendeve ballkanike, ku kanë marrë pjesë edhe fansa të shumtë nga Kosova.

Madonna në koncert ka ardhur me helikopter nga hoteli ku ka qëndruar me familjen e saj, me vonesë prej 40 minutash, kuptohet, “yjet gjithmonë vonohen”.

Në skenën e madhe të gjerë 90 metra, Madonnën e kanë shoqëruar 20 valltarë dhe 12 anëtarë të bendit të saj, derisa spektakli në përgjithësi ka qenë impresionues.

Të pranishëm në koncertin e Madonnës kanë qenë të akredituar rreth 400 gazetarë, fotoreporterë dhe xhirues.

Pamje nga koncerti i Madonës në Budvë.

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

,