RSS

Aknet, përshkrimi dhe kurimi i tyre

25.09.2008

Mjekësi

I konsideruar gati si një kalim i detyrueshëm i pubertetit, aknet, në realitet, mund të shfaqen edhe me vonë gjatë jetës. Pikërisht për sëmundjen në moshë të rritur është folur kohet e fundit në Washington në kongresin e American Academy of Dermatology, ku ekspertët kanë theksuar rëndesinë e kurimit te përshtatshëm.

Dhe në fakt një ngjarje traumatike nga pikëpamja psikologjike dhe shpesh është e provouar nga alterimi i hormoneve që nuk duhet të nënvlerësohen.

Zakonisht tek guaja një akne pak e ndjeshme ndaj trajtimit mund të dyshohet për shkaqe hormonale. Hormonet e përfshira në sëmundjen janë androgjene, që shtojnë sekretimin e sebos dhe stimulojne një zmadhim te folikules se qimës, duke kontribuar në formimin e demtimeve.

Tek femra nuk duhet te përjashtohet një teprim i androgjeneve kur aknet shoqërohen nga ciklet menstruale jo te rrëgullta, obeziteti, rritja e qimeve te trupit dhe te alopecive. Ndërsa tek mashulli, rritja e këtyre hormoneve mund të jetë motiv aknesh vetëm në disa raste shume te rralla”.

Ushqimi nuk është shkak për këtë

Edhe faktorët e tjerë mund të kenë një rrol, edhe pse dytësor në sëmundje: përdorimi i produkteve kozmetike, disa tipeve te laçeve (por gjë e rrallë), substancave kimike te pranishme në ambient, etj.

Nuk ekzistojnë ndërkohë prova shkencore që tregojnë një përgjegjësi te ushqimeve te konsideruara “armike” të lëkurës, sikurse çokollata dhe patatinat. “Kur nuk arrihet te gjindet një zgjidhje ndaj akneve me ndihmen e mjekut te familjës, është mirë ti drejtoheni specialistit.

Në format e lehta, që nuk sherohen spontanisht ose me përdorimin e një produkti, është e mjaftueshme te marresh ilaçe për përdorim zonal, ndërsa në rastet më të rënda nevojitet një trajtim specifik.

Terapia antibiotike me bazë tetraciklinat, për të pakten tre muaj, është shpesh efikase kunder akneve mesatarisht te rënda: ato arrijnë të eleminojnë infiamimin e lidhur me sëmundjen dhe është treguar akoma me efikase nëse është e shoqëruar me një trajtim lokal me retinoide ( derivues te vitamines A).

Format me te komplikuara

“ Tek femra pilula kontraceptive behet e nevojshme kur sigurohet qe aknet jane me origjine hormonale, e shkaktuar kjo nga nje rritje e androgjeneve. Ne keto raste eshte e rendesishme te perdoren ilaçe specifike per te kundershtuar veprimin e androgjeneve, per shembull ciproteroni dhe spironolattoni”. Terapia kontraceptive, nderkohe, eshte e nevojshme ne femrat qe marrin isoretinoinen, ilaçin me te fuqishem per te zhdukur aknet. Ky ne fakt, mund te provokoje keqformime mbi nje te sa sapolindur (behet fjale per grate shtatzena).
“Nga aknet, sidoqofte, edhe nga ajo me rezistentja, sherohesh, me pak durim.Nese jane me pak rezistente permiresimi shikohet pas dy muajsh, ndersa per te marre rezultate te konsoliduara duhen nga gjashte muaj deri ne nje vit”.

Nga seboja tek “pikat e zeza” deri tek semundja.
Cdo centimeter i trupit tone permban rreth pesembedhjete gjenderra sebace, te ndodhura ne bazen e qimeve, qe prodhojne sebo. Ky i fundit,nese eshte me teprim, mund te bllokoje poret dhe te provokoje mekanizmat qe çojne ne akne. Por si arrihet tek semundja? Le te shohim me rradhe nje me nje fazat e shfaqjes. Ne fillim shfaqen, mbi lekuren e fytyres dhe te shpines, te ashtequajturat komedone (pika te bardha dhe pika te zeza, zona te vogela lekure ne afersi te poreve te bllokuara,ne te cilat mbledhet sebo qe nuk mund te dale).Ne kete pike duken disa demtime flluskuese, klasiket e puçrrave. Nga keto formohen zgjerime te forta (lekura me rezistende,enjtje),sikur te ishin nyje. Edhe pse perdorimi i ilaçeve gati gjithmone me baze izotretinoine,nen kontrollin e specialistit, akneja qe arrin ne kete nivel zhvillimi le shpesh shenja njolle te perhershme ne lekure.

Keshilla praktike

Te kujdesesh per lekuren tende eshte e rendesishme: ja disa keshilla per te luftuar puçrrat dhe pikat e zeza.

*Dieta, edhe pse nuk provokon aknet, mund te perkeqesoje simptomat: me mire atehere te evitosh teprimet e yndyrerave,embelsirerave dhe te alkolikeve, duke i dhen perparesi perdorimit te frutave dhe perimeve te fresketa, mishit dhe peshkut ma dhjam, cerealeve integrale.
*Edhe parregullsite e zorreve favorizojne semundjen, sepse nje mungese e eleminimit te toksinave provokon nje grumbullim te skorieve te organizmit dhe,per kete, ne epiderme : korigjimi i orareve te te ngrenit dhe sidomos nje ushqimim i mire, mundet sidoqofte te jete ndihmues edhe kunder akneve.
*Vitaminat A,C e E jane perkujdesesit natyrore per shendetin e lekures: kujtohuni ti keni ne tryezen e ushqimeve, duke ngrene shpesh ftuta dhe perime te fresketa.
*Mos harroni te hidratoni epidermiden duke pire shume uje.
*Eshte e ndaluar te shtypesh pikat e zeza dhe puçrrat ne lekure, nese nuk i drejtoheni nje specialisti.
*Te lash fytyren me uje te ngrohte dhe te jesh i ekspozuar shpesh nxehtesive,ngrohesve,diellit: pasi nxehtesia kontribuon ne lirimin e poreve nga seboja me teprice.
*Mos perdorni sapune shume çyndyrues, qe thajne shume lekuren duke stimuluar prodhimin e me shume seboje: duhet te perdorni me shume produkte seborregullues ose lehtesisht neutral, me PH izoepidermik.
*Kujdes nga kozmetiket: duhet te preferoni produkte te studiuara dhe te provuara per lekura akneike, duke evituar kremerat bllokuese dhe me vaj.
*Kur perdorni maska bukurie , zgjidhni produkte me baze argjile, qe purifikon lekuren.
* Dielli ben mire, por duhet te merret me kujdej: nje ekspozim jo i tepruar permireson aknet duke thare lekuren, por nese teprohet merret efekti i kundert sepse epiderma, per mbrojtje,prodhon nje sasi me te madhe seboje. /Albanian Medical Journal/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.