Alexa njihet si një nga sajtet që matë vizitueshmërinë e të gjitha sajteve në internet. Ndonëse saktësia e informatave që na jep Alexa, vihet në dyshim nga shumë ekspert, prapë së prapë shumë veta bazohen në këto statistika.
Në fillim të këtij muaji, Alexa ndryshoj pamjen e saj, dhe tani është shumë më tërheqëse për vizitor. Por gjatë këtiij muaji, Alexa nuk ndryshoj vetëm dizajn por avancoj disa nga shërbimet e saj dhe shtoj disa të tjera.
Një prej shërbimeve të reja që do të mund të përdoret shumë është dhe mundësia që ne të shohim se cilat fjalë kyqe (keywords) kanë drejtuar më shumë trafik tek një faqe e caktuar nga motorët e kërkimit (shih foto).

Mëndoj se ky funksion i ri do të përdoret shumë sidomos nga webmasterat, të cilët mund të shohin statistikat për konkurentët e tyre, e besoj që një ndër ta mund të jeni dhe ju apo jo?
Tani, do dëshiroja të dija dhe mendimin tuaj për këtë opcion që ofron Alexa?
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

09.04.2009
Kompjuter & Internet, Webmaster