
Mesazhi, që është një nga më të klikuarit në YouTube, duket pak i cuditshëm pasi të gjitha këto yje–dhe shumë të tjerë janë më të përfshirët në politikë, dhe mbështetës të kandidatit demokrat Barack Obama.
Por habia zgjat fare pak, vetëm kohën e mjaftueshme për të kuptuar mesazhin, drejtuar të rinjëve. Në video, prodhuar pikërisht nga aktori i “Titanic”, kërkohet : “mos voto nëse nuk të intereson ekonomia e vendit tënd. Apo edukimi i fëmijëve, ngrohja globale, lufta, terrorizmi, të drejta mbi abortin, Darfuri, shërbimet mjekësore”.
“Sepse të votosh, -- shpjegojnë edhe njëherë, Jamie Foxx, Sarah Silverman, Ashton Kutcher,- nuk është vetëm një detyrë qytetare: por është e vetmja mënyrë për të ndryshuar gjërat”.
Filmimi që zgjat më pak se 5 minuta, u kërkon qytetarëve që të shkojnë të regjistrohen dhe të shkojnë shpejt, pasi në shumë shtete të Amerikës procesi i regjistrimit ka filluar.
Dhe e mbyllin: “Tani, mbaroi. Nuk mund të thuash më fjalën tënde”.
Tentativa e radhës e aktorëve dhe këngëtarëve për të mobilizuar të rinjtë që t’i drejtohen kutive të votimit në nëntor si dhe të tërheq kritika e fushatës së McCain, që prej kohësh akuzon Obama-ën së është një “personazh vip” dhe i ndarë nga jeta reale e amerikanëve.
Krijuesit shpresojnë që mesazhi të jetë një shtysë për rininë (në maxhorancë demokrate) të votojë. Më pak së dy muaj, do të vendoset kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Amerikës. /Top Channel/
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

02.10.2008
VIP & Showbiz