RSS

Apple dhe VSBT zihen për logon

Tema të ngjashme në këtë blog ka pasur shumë, andaj disi jam bërë një kritik i madh kur dikush kopjon dikë tjetër, e aq më tepër kur bëhet fjalë për diçka shumë të dukshme, siç është logoja.

Kësaj radhe po flas për Apple e cila është zënë me Victoria School of Business and Technology nga Kanada për shkak se logoja e tyre duken shumë e ngjashëm me logon e kompanisë. Ata kanë dërguar një letër deri te VSBT për t’u ankuar, ndërsa këta të fundit për të mos e zgjatur luftën me letra, në faqen e tyre kanë hapur një sondazh për atë se kush ka të drejtë.

Personalisht mendoj që logot ngjajnë shumë njëra me tjetrën, përveç se në logon e Victoria School of Business and Technology është inkorporuar edhe shkurtesa VSBT. Unë votova pro Apple-s, jo për shkak që e di se mollën në logo Apple e përdor nga viti 1976 ndërsa këta të fundit nga viti 2005. si duket molla është bërë sinonim për çdo gjë që ka të bëjë me teknologjinë, e sidomos për shkollat, pasiqë shumë të tjera përdorin pikërisht mollën për tu identifikuar. Ja disa prej tyre:


Shkollat qe perdorin mollen si logo

Më besoni tani?!!

autor
B. Selmani
www.mbreti3gut.com

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

, , ,