Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares, është ndër lojtarët më të lirë për “t’u blerë” nga trajnerët virtualë të lojës zyrtare të FIFA-s, por ka statistikat ndër më të mirat pas dy ndeshjeve të para eliminatore, përkatësisht kundër Suedisë dhe Maltës.
Futbollisti kosovar i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku, i ka bërë vetes vend në “Ekipin e ëndrrave” (Dream Team) të FIFA-s me paraqitjet në dy ndeshjet e para eliminatore të botërorit “Afrika e Jugut 2010″, përkatësisht kundër Maltës dhe Suedisë.
Në një lojë (garë) ku lexuesit e ueb-faqes së FIFA-s janë njëlloj seleksionuesish virtual, Dallku ka karakteristikat më të mira në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Menaxherët e lojës së quajtur “McDonald’s FIFA Ëorld Cup Fantasy”, vlerësojnë kontributin e secilit lojtar veç e veç, si pasimet e sakta, ndërhyrjet e sakta, distancën e vrapuar, shënimin e golave dhe asistimet. Njëlloj, futbollistëve u merren pikët për çdo pasim të gabuar dhe për çdo karton të marrë. Për dy ndeshje, Dallku ka arritur të mbledhë 35 pikë, gjë që asnjë në pozitën e tij nuk e ka bërë.
Nga lojtarët shqiptarë, në mesin e dhjetë të parëve të secilës pozitë, janë: portieri Arian Beqaj – i shtati (26) dhe mesfushori Klodian Duro – i dhjeti (24). Në fakt, secili lexues mund të krijojë ekipin e tij virtual. Në dispozicion ka 97 pikë, ndërsa me këto pikë duhet “të blejë” 14 lojtarë (11+3) dhe një trajner. Dallku është në mesin e atyre futbollistëve që mund “të blihet” me tre pikë. Lojtarët më të shtrenjtë janë ata me nga 10 pikë, kryesisht të Spanjës dhe të tjera ekipeve të mëdha. Pastaj, fituesi nxirret varësisht prej formës që tregojnë të përzgjedhurit e secilit “trajner”.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

10.10.2008
Sport