Superderbi Barcelona-Real Madrid, ose siç njihet ndryshe “El Clasico” sfida mes dy skuadrave simbol te futbollit spanjoll, ka përfunduar më fitoren e Barcelones me rezultat 2:0. Golat i shënuan Eto’o dhe Messi në minutat e fundit të ndeshjës.
Pjesa e parë
Në pjesën e parë të ndeshjes Barcelona zhvilloi një lojë dominuese kundrejt kampionëve të La Ligas, me lëvizje të shumta në fushën e Los Merengues duke bërë që lojtarët me fanella të bardha të dukeshin si një skuadër e mesme e elitës së futbollit spanjoll.
Por, pavarësisht se ishin dominues, Blaugranët nuk arritën të shënonin në portën e Iker Casillas.
Nga ana tjetër madrilenët patën vetëm dy mundësi në pjesën e parë, por rasti më i mirë në këtë gjysmëlojë i takoi pikërisht Los Blancos, edhe atë mesfushorit të krahut Royston Drenthe, i cili dështoi të shënonte përballë Valdezit.
Trajneri i ri i Realit, Juande Ramos, u detyra që në pjesën e parë (36’) ta largonte nga loja holandezin Wesley Sneijder, i cili ende nuk është rikuperuar mirë për të zhvilluar një ndeshje të plotë, ndërsa në vend të tij u inkuadrua i riu Palanca.
Pjesa e dytë
Ashtu sikurse në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë Blaugranët ishin dominues mirëpo duke mos arritur ta kalonin mbrojtjen shumë të fortë të Real Madridit.
Në minutën e 70-të të takimit u akordua penallti në favor të vendasve pas një ndërhyrje të Salgados, mirëpo portieri më i mirë në Evropë, Iker Casillas, ia mohoi golin sulmuesit të Barcës, Samuel Eto’o.
Pas mbrojtjes së penalltisë, Casillas bërë edhe dy intervenime të jashtëzakonshme duke mbrojtur njëherë gjuajtjen e Eto’o dhe pastaj edhe të Messit.
Rastin më të mirë për Los Blancos në pjesën e dytë e pati 19-vjeçari Palanca, mirëpo goditjen e tij e mbrojti Victor Valdez.
Në minutën e 83-të, Samuel Eto’o shënoi golin e parë për Barcelonën. Pas një goditje nga këndi më lartë kërceu mbrojtësi katalunas, Carles Puyol, i cili çoi topin në këmbët e Eto’o, ndërsa ky i fundit e devijoi atë sa për ta kaluar vijën fatale.
Në minutat shtesë të takimit (90’+1) pas një kundërsulmi të Balugranëve ishte superylli Lionel Messi lojtari i cili shënoi edhe golin e dytë dhe të ‘knockout-it’, duke bërë që Barcelona të del fituese e derbit të 199-të, “El Clasico”. /KosDir Blog/ Telegrafi/
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

14.12.2008
Sport