RSS

Beyonce, shton 7 kg për Etta James

24.10.2008

VIP & Showbiz

Beyonce i thotë lamtumirë linjave trupore perfekte duke shtuar 7 kg. Është kjo pesha që duhet të marrë këngëtarja për të interpretuar në rolin e mbretëreshës së jazz, Etta James në filmin “Cadillac Records”.

Ish liderja e grupit “Destiny’s Child” do të nxjerrë në treg edhe albumin e saj të dytë si soliste, “I Am Beyonce”.

“Ka qënë me e lehtë nga sa e mendoja. Më të veshtirë e kam pasur kur m’u desh të bija në peshë për rolin e “Dreamgirls”, ka shpjeguar 27 vjecarja.

Ishte viti 2006 kur këngëtares/aktore iu kërkua të shtonte në peshë për të interpretuar rolin e Deena Jones në filmin muzikor të Broadway, por ajo në atë kohë nuk pranoi.

Sot situata është komplet ndryshe. Për të shtuar kilogramët, ylli i muzikës e ka lënë vetën nën shijimin e një kuzhinë të mirë duke i dhënë lamtumirën racionve mikroskopike që konsumonte prej vitesh. Imazhet e para që vijnë nga shesh-xhirim, tregojnë një Beyonce me forma të mbushura.

“Cadillac Records” tregon historinë e legjendave muzikore që e nisin karrierën nga rrugët e Chicago-s dhe që më vonë kënë bërë Amerikën e viteve ’50 të ëndërrojë, si  Muddy Waters, Etta James dhe Chuck Berry.

“Përsa i përket nuzikës, ishte një nga interpetimet më të thella që më është dashur të përballem në jetën time profesionale”, ka thënë Beyonce. /Top Channel/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

,