Është raportuar se Bing ka shtyrë para aksionet kërkuese të Microsoft për 4 pikë, apo pothuajse 50 përqind.
Sipas ComScore, faqet e Microsoft kanë mbledhur 8.2 përqind të të gjitha kërkimeve në SHBA, gjatë muajit prill të këtij viti. Megjithatë, kompania ngriti pjesëmarrjen e saj në 12.1 përqind gjatë javës së dytë të lansimit të Bing.
Depërtimi i kërkuesit Bing është duke u rritur vazhdimisht, dhe atë prej 13.7 përqindqë ishte në javën e fundit të majit në 16.7 përqind mes 8 dhe 12 qershor. “duket se Microsoft Bing ka vazhduar të krijojë interesim nga tregu, dhe atë për javën e dytë me radhë”, shpjegoi senior zëvendës presidenti i ComScore Mike Hurt. “Këto të dhëna të hershme reflektojnë një reaksion pozitiv e të vazhdueshëm të tregut ndaj Bing, në fazat e tij fillestare të lansimit”.
Në fakt, pjesëmarrja e Microsoft në rezultatet kërkuese të faqeve në SHBA, kërceu nga 12.1 përqind gjatë periudhës qershor 8–12, që shënon një 3 përqindësh të pikëve nga fazat fillestare të shpalosjes gjatë javës së fundit të majit. Pavarësisht kësaj, Bing nuk ka gjasë që të jetë një kërcënim serioz për dominancën momentale të Google në tregun kërkues.
Pjesëmarrja e kësaj të fundit në tregun amerikan është 60 përqind, gjersa Yahoo ka një pjesëmarrje prej 20 përqind në treg.
Siç e kemi potencuar edhe më herët, sfida kryesore e Microsoft do të jetë formësimi i profilit të saj më ndryshe prej Google, duke shpalosur veçori të reja dhe unikep-sikurse që janë për momentin video thumbnails që ofrohen vetëm në Bing, dhe mundësojnë që të shikoni një video përmbajtje direkt në makinë kërkuese pa pasur nevojë të shkoni në ueb faqen e materialit. /B.S
Artiku tjerë që mund të ju interesojnë:
















21.06.2009 at 12:08 am
Microsoft-i po investon tej-mase ne marketingun rreth Bing (momentalisht shifra rrotullohet tek 100 milione $ nese nuk gabohem), dhe keto rezultate jane pasoje e ketij reklamimi qe po behet, megjithate edhe perdorues te shumte po fillojne te perdorin Bing si kerkuesin e tyre kryesor per faktoret qe keni vene ne pah mesiper…
Nje detaj tjeter i rendesishem eshte edhe shpejtesia me te cilen Bing jep rezultatet e cila eshte rreth 2-3 sekonda me shpejt se sa Google…