Para disa diteve po lexoja te perditshmen Koha Ditore, dhe rastesisht po shoh nje reklame te Ministrise se Forces dhe Sigurise, perveq tjerash aty reklamohej edhe “kinse web faqja zyrtare e ministrise” dhe ate me prapashtese te domen emrave .ks, te jem me i qarte ne reklame shkruhej keshtu: www.ministriaefsk.ks.
Pasi une jam pjese e nje kompanie e cila sherbimet e veta kryesore i ka regjistrimin e domen emrave per kompani dhe individ, te them te drejten njeher u shtanga ne vend; thash si ka mundesi kjo dhe ne as qe kemi ndegjuar qe Kosoves i eshte ndare prapashtesa e domenave .ks.
Dhe menjehere me kogelet e mi u futem ne internet per te hulumtuar nese me te vertete paska ndodhe diqka shume e mire per Kosoven, edhe pse asnjeri nga ne kete nuk e besonim.
Pasi beme disa kerkime ne internet, erdhem ne perfundim se nje gje e tille per momentin eshte e parealizueshme, dhe ky mund te jete nje gabim teknik nga ana e FSK-se.
Por ne mbremje ne televizionet tona nacionale shfaqet prape nje reklame e FSK-se, ne te cilen reklamohet prape www.ministriaefsk.ks.
Nuk quditem nga fakti se pse Ministria ne fjale ka bere nje gabim te tille, sepse gjera te tilla edhe priten kur dime se si punesohen njerez neper ministri, pa asnje kualifikim, por njerez me “te njofshem”, i themi ketu; por mua me shume me qudite fakti si nuk kane reaguar asnje nga mediumet e shkruara apo ato elektronike dhe tju terheqin verejtjen FSK-se, ne diqka qe do te mund te qeshin te gjithe.
Por, prape them se mediumet nuk kane faj, se atyre ju intereson vetem leku dhe nuk kane kohe te lexojne se cfare shkruan ne reklama.
Sido qe te jete ky edhe nuk eshte ndonje gabim i madh nga njerez te nivelit te tille, une gezohem se ata sepakut dijne se si shkruhet nje url adrese, sepse kane mundur edhe ta shkruajne keshtu: www@ministriaefsk.ks ose edhe ndonje format tjeter per te cilin as qe me shkon mendja. /KosDir Blog/
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

11.12.2008
Kompjuter & Internet