RSS

Brenda rethit, vetëm 1 cent me IPKO-n – vlen gjatë vikendit

16.10.2008

Biznes & Ekonomi

Telefonia mobile IPKO, zbriti çmimet e bisedave telefonike dhe SMS në 1 cent për vikend brenda Rrethit. Kjo ofertë paraqet një paralajmërim për një numër befasish të tjera që IPKO është duke i përgatitur për konsumatoret e saj për njëvjetorin e operimit të telefonisë mobile  (14 dhjetor 2008) si dhe për festat e fundvitit.

Prishtinë, 17 Tetor 2008

Vitin e kaluar IPKO u solli të gjithë kosovarëve si befasi për fundvitin yllin e muzikës rap 50 cent, ndërsa sivjet IPKO befasitë e fundvitit i nisë me ofertën prej vetëm 1 cent për biseda dhe SMS gjatë vikendit brenda rrethit.

Kjo ofertë që vlen për pakot Allo dhe Tung paraqet një paralajmërim për një numër befasish të tjera që IPKO është duke i përgatitur për konsumatoret e saj për njëvjetorin e operimit të telefonisë mobile (14 dhjetor 2008) si dhe për festat e fundvitit.

Kohëzgjatja tarifës së vikendit për te dy pakot tashmë është rritur, dhe fillon nga dita e premte në ora 18:00 deri në ditën e hëne në ora 06:00.

Kjo ofertë përveç se është shumë e volitshme për përdoruesit e pakove Allo dhe Tung, ka për qëllim që konsumatorëve tanë tu mundësojë që të kenë komunikimin të pandërprerë dhe më të lehtë me të afërmit e tyre, veçanërisht.

“Kjo është një mundësi e mirë që konsumatorët tanë të krijojnë grupe të shfrytëzuesve të cilët janë më shumë se të afërm – thjeshtë janë një komunitet të cilët komunikojnë mes vete më shpesh dhe më lire. Ne do të ofrojmë edhe shume befasi te tjera për 1 vjetorin e fillimit të telefonisë mobile si dhe për festat e fundvitit” – tha Akan Ismaili, Drejtor Ekzekutiv i IPKO.

Shërbimi Rrethi im është pjesë e pakos Allo dhe pakos Tung. Konsumatorët të cilët nuk janë pjesë e shërbimit Rrethi Im, fillimisht duhet të përzgjedhin njërën nga pakot (Allo ose Tung) dhe më pas të përfitojnë nga tarifat shumë të lira për vikende.

Shfrytëzimi i pakove Allo dhe Tung si dhe krijimi i rrethit tashmë është lehtësuar përmes aplikacionit IPKO MENY i cili instalohet ne Sim kartelat e secilit përdorues të telefonisë mobile IPKO.

Me IPKO MENY çdo shfrytëzuesi në mënyrë automatike i aktivizohen shërbimet si: gjendja e llogarisë, ndërrimi i pakove, Rrethi Im,  transferi i kredisë, aktivizimi apo deaktivizimi i pakove dhe shërbimet tjera pa pasur nevojë që shfrytëzuesi të mbajë në mend kodet për aktivizimin e këtyre shërbimeve.

IPKO në vazhdimësi kujdeset, që të gjithë shfrytëzuesit e shërbimit Rrethi Im të përfitojnë nga çmimet e volitshme, kualiteti i shërbimeve dhe produktet inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani.

IPKO ofron shërbime telekomunikuese të telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse si dhe të televizionit kabllor. Të tri këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse.

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

,