Sipas “The Wall Street Journal”, Yahoo ka nënshkruar një marrëveshje me Carol Bartz, që kjo e fundit të bëhet drejtoresha ekzekutive (CEO) e Yahoo-së. Bartz do të zëvendesoj Jerry Yang, i cili pritet të largohet së shpejti nga ky post.
Bartz ishte CEO në kompaninë Autodesk për plotë 14 vjet (1992 – 2006). Ajo poashtu është anëtare e bordit udhëheqës në Cisco dhe Intel.
Bartz ka udhëhequr kompani mjaft të mëdha siq është Autodesk, që ka më shumë se 7,000 të punësuar dhe fitim vjetor prej 2 miliard dollarë, por shtrohet pyetja a ka ajo mjaft përvojë dhe vizion për të udhëhequr njëren prej web kompanive më të mëdha që njeh bota ?! Cili do të jetë fokusi i kompanisë, pasi ajo të marrë në dorë timonin? A do të mund vallë Yahoo, të bëhët një konkurent i denjë i Google? apo do të vazhdoj prapë dominimi i Google në Internet?
Për të marrë përgjigjet në këto pyetje do të na duhet të presim besoj një kohë të gjatë.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

13.01.2009
Biznes & Ekonomi, Kompjuter & Internet