RSS

Çfarë do të mund të bëhej me 700 miliardë dollarë?

03.10.2008

Biznes & Ekonomi

Me shumën gjigante prej 700 miliardë dollarësh mund të ndryshohej historia e botës. Më këtë shumë do të mund:

  1. Të financoheshin 4 misione për në Hënë: Progami Apollo i NASEs i viteve ´60, krahasuar me vlerën e sotme të dollarit rreth 164 miliardë dollarë. Ose, mund të krijoheshin 7 stacione ndërkombëtare në hapësirë.
  2. T’u paguhej 22 milion njerëzve rroga mesatare amerikane për një vit të tërë. Sipas Ministrisë Amerikane të Punës, rroga mesatare e një jave pune në gusht ishte 612 dollar.
  3. Të financoheshin rreth 100 hërë punimet për përforcimin e digave përreth New Orleans. Që prej Katrines, jane investuar rreth 7 miliardë dollarë.
  4. Të financohej rreth 46 herë sistemi i komunikacionit të njehësuar dhe modern për të gjitha shërbimet mbrojtëse në USA. Kostoja vlerësohet rreth 15 miliardë.
  5. Të financoheshin, për rreth 6 vjet, sigurimet shëndetësore për të gjithë qytetarët amerikanë.
  6. Të financohej një lufte në Irak. SHBA kanë investuar rreth 648 miliardë dollarë që prej hyrjes se tyre në Irak. Me 700 miliardë dollarë do te mund të kryhej një lufte 7 vjecare në Irak dhe Afganistan.
  7. Të bëhej xheloz Teodor Rooswelt: programi i tij i viteve ´30 „New Deal“ do të mund të financohej disa herë. Sipas Wall Street Journals, në atë kohë, (e llogaritur me kursin e sotëm te dollarit), për këtë program, që synonte përmirësimin e infrastrukturës, u investuan rreth 250 miliardë dollarë. U ndërtuan 8 000 parqe, 40 000 ndërtesa publike dhe u ndërtuan apo u rinovuan 72 000 shkolla.
  8. Të financohej ekonomia zvicerane. Më këtë shumë të të hollave, mund të blihej një herë e gjysëm Zvicra. Produkti bruto i së cilës në vitin 2007 ishte rreth 466 miliardë dollarë.
  9. Të financohej për rreth 10 vjet lufta kundër urisë dhe varfërisë në Afrikë. Sipas sekretarit të përgjithshem te OKB-së, Ban Ki-moon, kontinenti Afrikan ka nevojë për rreth 7.2 miliardë dollarë ndihma për vit.

autor: Selfmaderadio
selfmaderadio.blogspot.com

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.