Një grup prej 20 kardiologësh të njohur nga vende të ndryshme të botës e kanë bërë një listë të këshillave se si të mbrohemi nga valët e dëmshme elektromagnetike të telefonave mobil.
Ja disa nga këto këshilla:
• Telefoni mobil nuk duhet të përdoret nga fëmijët nën moshën 12 vjeçare, pos në raste urgjente, pasi që organet e fëmijëve janë ende në zhvillim dhe si të tilla janë më të ndjeshme në valët elektromagnetike.
• Kur telefoni nuk përdoret duhet të mbahet 1 m larg.
• Telefoni mobil natën nuk duhet të mbahet afër krevatit.
• Me telefon mobil duhet të bisedohet sa më shkurt dhe derisa personi që keni kërkuar nuk lajmërohet mos e afroni në vesh.
• Mos e përdorni telefonin mobil kur ka pak valë apo gjatë lëvizjes së shpejtë, p.sh në automobil apo tren.
• Më tepër komunikoni përmes SMS porosive, sepse në këtë mënyrë më pak i nënshtroheni valëve elektromagnetike. /RVR/.
Artikuj te ngjajshem:
Studimet e fundit: Dëshironi te keni fëmijë? Mënjanoni telefonat celular
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

01.11.2008
Mjekësi