RSS

Ekrani i ri më i madh në botë

25.11.2008

Teknologji

University of Austin nga Teksasi ka arritur rekordin e kësaj jave për  krijimin e ekranit më të madh në botë.

Sistemi kompjuterik i cili gjendet në këtë universitet ka ekran të përbërë prej 75 ekraneve 30 inç LCD nga kompania Dell. Kur të llogarisim rezolucionin e tyre 2560 x 1600 piksela, fitojmë shifrën prej 307 milionë pikselsh.

Natyrisht, një ekran të tillë nuk e vë në funksion ndonjë kompjuter i dobët, ku sistemi i ka 36 gigabajt memorie të dedikuara për grafikë, por 108 gigabajt të memories janë të memories së sistemit dhe 100 bërthama procesorësh janë të pranishme. /Mia/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

,