Reperi amerikan Eminem është një tjeter këngëtar që mbështet kandidatin për president Barack Obama në rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë, me shpresën se ai do t’i përmirësojë gabimet e presidentit aktual.
Këngëtari i “Stan” ka pohuar se SHBA-ja ka nevojë për ndryshime dhe se personi i duhur për të ndryshuar diçka është kandidati demokrat.
“Do të votoj për Barack Obama-n. Nuk dëshiroj të flas më shumë në lidhje me politikën sepse nuk jam i aftë në këtë sferë, por e di se kemi nevojë për ndryshime, dhe mendoj se Barack do të na mundësojë të marrim frymë lirshëm”, ka thënë Eminem. /Idividi/
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

23.10.2008
VIP & Showbiz