RSS

Facebook si kriter për punësim

Pak ka gjasa që tek ne një punëdhënës të marrë parasysh Facebook-un si pjesë të politikës së vet për punësim, mirëpo, në SHBA kjo gjë është pothuajse praktikë. Një hulumtim kishte bërë pyetjen për kompanitë në SHBA se cilat kritere i kanë përdorur gjatë përzgjedhjes së të punësuarve.

Rreth 20 për qind kishte deklaruar se si kriter ishte edhe profili në Facebook dhe rrjeti shoqëror që kishin aty aplikuesit për punë. 33 për qind kishte refuzuar aplikantët për shkak të se përmbajtjet në profilin e tyre në Facebook ishin cilësuar si të papërshtatshme.

Përveç kësaj, rreth 10 për qind të kompanive paralajmëruar se kanë ndërmend të fusin në përdorim kontrollat për profile të aplikantëve në Facebook në sistemin e tyre të kontrollimit të aplikantëve. Pra, ajo që vendosni në Facebook është në disponim për shumëkënd, kështu që mund t’ju ndodhë që këto gjëra  t’i shohin edhe ata që nuk duhet. /KD/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

, ,