Gjigandi i veturave në Shtetet e Bashkuara General Motors Corporation pritet që sot edhe formalisht të paraqesë kërkesën për bankrotim. Ky është bankrotimi më i madh industrial në historinë amerikane.

Pas procedurave të pritura për pamundësi pagimi nga General Motors, qeveria amerikane do të marrë përsipër rreth 60 përqind të aksioneve të gjigandit më të madh botëror për prodhimin e makinave. Kështu njoftoi një zëdhënës i qeverisë në Uashington. 12 % të aksioneve tjera do të mirren nga Kanadaja dhe 17,5 përqind nga një fond i sindikatës së prodhuesve të automjeteve.
Në kuadër të kësaj procedure vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kontribuojnë me mbi 30 miliardë dollarë ndihma financiare. Siç u njoftua më tej gjatë këtij procesi do të mbyllen 11 reparte dhe do të ndërpritet përkohësisht puna në tre reparte të tjera të General Motors-it.
Ky proces mori një përkrahje nga shumica e pronarëve të bonove që vendosën që të realizohet marrëveshja.
Burimi: REL & DW
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

01.06.2009
Biznes & Ekonomi