RSS

Fëmijët mësojnë më shumë kur shpërblehen me para

19.10.2008

Edukim

Filantropisti Eli Broad ka një ide për përmirësimin e notave të nxënëse: shpërblejini me para! Ai ka prezantuar programin pilot “Spark”, ku fëmijëve u jepet ryshfet që të dalin mirë në teste.

Nxënësit e klasës së gjashtë marrin 50 dollarë për test nëse dalin me sukses, ndërkohë që gjatë vitit bëhen 10 teste të plota.

Paratë transferohen në llogarinë bankare të fëmijëve. Sa më mirë dalin, aq më shumë marrin. Nxënësit e klasës së shtatë në fund të vitit mund të kenë mbledhur 500 dollarë në vit.

Por a po funksionon? Nxënësit e këtij programi janë të entuziazmuar, mësuesit po ashtu.

autore: Tina

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.