Pas letrës që FFK-ja i ka dërguar FIFA –së dhe UEFA-së dhe kontakteve të
vazhdueshme të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri me shumë zyrtarë të FIFA-së pas refuzimit të kërkesës së FFK-së për anëtarësim dhe për lejimin e ndeshjeve miqësore dhe pranimin e Certifikatës ndërkombëtare të FFK-së për kalimin e lojtarëve, sot në FFK ka arritur letra nga FIFA e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i FIFA-së, Zherom Valke.
Në këtë letër thuhet se KE i FIFA-së do ta rishqyrtojë vendimin e vet të paradoditëshëm si dhe kërkesat e FFK-së më 19 dhjetor të këtij viti.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

06.11.2008
Sport