Federata Botërore e Futbolli (FIFA), ka aplikuar rregullore të re e cila ka të bëjë me kontratat e nënshkruara mes futbollistëve dhe klubeve të tyre amë.
FIFA, deri tek të gjitha 208 federatat anëtare ka dërguar regulloren e re për “kontratat” dhe do të kërkojë që kjo të respektohet në maksimum. Kjo regullore e re për qëllim ka mbrojtjen e futbollistëve.
Regullorja e re ka të bëjë me obligimet e futbollistëve dhe të klubeve dhe gjithashtu kërkon rritjen e masave të doping kontrollit si dhe mënyrën e zgjidhjes së kontesteve mes futbollistëve dhe klubeve. Gjithashtu FIFA beson se rregullorja e re do të përmirësojë marëdhëniet mes këtyre të dyja palëve të cila kohëve të fundit gjithnjë e më shum kanë mos marëveshje.
Që më herët presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter kritikoi klubet e mëdha se futbollistët e tyre i trajtojnë si skllevër (shembull ishte Cristiano Ronaldo dhe Manchester United). /ALSAT-M/
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

11.12.2008
Sport