FIFA evitoi sanksionet që mund të rrezikonin pjesëmarrjen e Polonisë në Boterorin 2010 për shkak të pezullimit shefit të federatës polake.
FIFA ka arritur një marrëveshje me Federaten Futbollistike të Polonisë dhe nuk do të ketë sanksione ndëshkuese për futbollin në Poloni. Lajmin e konfirmoi presidenti i FIFA-s, Sep Blater, i cili theksoi se i posedon dokumetet, me të cilat është arritur marrëveshja mes Federatës së Futbollit të Polonisë dhe qeverisë së Polonisë dhe nëse e njëjta hyn në fuqi gjatë ditës së martë, nuk do të ketë saksione për Poloninë.
FIFA morri propozim nga Ministria e Sporteve në Varshavë për të evituar sanksionet që mund të rrezikonin pjesëmarrjen e Polonisë në Boterorin 2010 për shkak të pezullimit në kohën e zhvillimit të eliminatoreve.
Propozimi erdhi pak orë para skadimit të ultimatumit të caktuar nga FIFA dhe UEFA, të cilat kërkuan rikthimin e ish shefit të federatës dhe anulimin e emërimit të administratorit Robert Zavlockit. Ky i fundit mori drejtimin e përkohshëm të Federatës, për shkak të skandalit të korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

06.10.2008
Sport