Mozilla ka vendosur të largoj motorin e kërkimit Google nga shfletuesi i vet Firefox për përdoruesit në gjuhën ruse, dhe në vend të tij të vendos motorin rus të kërkimit Yandex.
Ky është një hap i madh për konkurentin kryesor te Google-s në tregun rus të kërkimeve në internet, ndërsa në anën tjetër një humbje e madhe për Google.
Harvey Anderson, zyrtar i lartë nga taborri i Mozillas, tha se pas disa hulumtimeve të bëra, ne kemi ardhur në konkludim se përdoruesit rus të shfletuesit tonë, më të vertetë dëshirojnë të kenë qasje direkte nga shfletuesi i tyre në motorin rus të kërkimit, Yandex. Për këtë arsye, ne jemi duke planifikuar që në versionin rusisht të Firefox 3.1, Yandex të jetë motori i nënkuptuar i kërkimit.
Pas kësaj mbetet të shihet nëse edhe në të ardhmën do të vazhdoj miqësia e mirë në mes Google dhe Mozilla.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

11.01.2009
Kompjuter & Internet