Shërbimi i Google i quajtur GDrive do të jetë një goditje e drejtëpërdrejtë për disqet e forta (hard disk), paralajmërojnë ekspertët.
Ashtu siq është raportuar, GDrive do të lansohet gjatë këtij viti, dhe do t’ju mundësoj shfrytëzuesve të internetit të vendosin (ruajnë) dokumentët në serverat e Google.
Kjo risi është bërë e njohur si ‘cloud computing’ dhe siq duket do të jetë një nga produktet më të kërkuara të Google.
GDrive do të thotë se ju nuk do të keni nevojë të brengoseni për hapësiren e lirë të hard diskut tuaj, apo te frikësoheni nga prishja e hard diskut tuaj dhe humbja e dokumentëve, sepse ato mund t’i ruani online në GDrive dhe do të mund t’ju qaseni dokumentëve tuaja prej secilit kompjuter që ka qasje në internet.
Sido që të jetë, edhe pse Google është një nga kompanitë më serioze dhe me stabile në internet, shtrohet pyetja: “Sa të sigurtë do të jenë të dhënat (dokumentët) tona në serverat e Google?”, pastaj a do t’ju pengoj juve se dikush nga kompania Google mund të futet dhe të lexoj dokumentët tuaja?
Unë personalisht do ta shfrytëzoj këtë shërbim, por vetëm për të vendosur dokumente të rendomta të cilat nuk janë të ndonjë rëndësie të veqantë, po të njëjtë gjë do ju rekomandoja dhe juve!
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

26.01.2009
Kompjuter & Internet