RSS

“General motors” paralajmëroi shitjen e pasurive të patundshme në Evropë dhe në SHBA

30.11.2008

Biznes & Ekonomi

Gjigandi amerikan i autmobilave “General motors” të cilit i kanoset bankrot, paralajmëroi se së shejti do të fillojë me shitjen e pasurive të tij të patunshme në Evropë dhe në SHBA, me qëllim që në këtë mënyrë ta rregullojë situatën e palakmueshme financiare.

Organet drejtuese të “General motors” siç shkruan gazeta londinze “Fajneneshel tajms” njoftoi se në dhjetor do të shesë një pjesë të ndërtesave të saj në Evropë vlera e ti cilave vlerësohet në rreth 200 milionë euro ose 257 milionë dollarë.

General motors, gjithashtu planifikon së shpejti plërmes një oferte ankandi ta shesë ndërtesën në Detroid, vlera e të cilës është vlerësuar rreth 500 milionë dollarë.

Çmimet e pasurive të patundshme në SHBA gjatë vitit të kaluar u ulën në rreth 5 për qind, kështu që sipas vlerësimeve “General motors” me shitjen e ndërtesës së tij administrative me siguri mund të marrë një vlerë shumë më modeste se vlera reale e objektit.

Drejtori i përgjithshëm i “General motors” Rik Vagoner para dy javëve në Kongresin amerikan tha se nëse menjëherë nuk merr ndihmë financiare qeveritare, kompania e tij me siguri do të shpallë bankrot në fillim të vitit të ardhshëm.

Vagoner konformoi se bankroti i General motors mund ta kushtojë fuqinë e parë ekononmike botërore, humbje prej rreth 2,5 milionë vende pune. Ndërkohë presidenti i sapozgjedhur amerikan Barak Oama nga Kongresi kërkoi ndihmë urgjente dhe vëllimore për industrinë automobilistike të vendit. /Mia/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.