Portieri i Nju Jork Red Bulls, Danny Cepero ka hyrë në historinë e Major Ligës amerikane me golin e shënuar nga 80 metra largësi. Në ndeshjen përballë Colombus Crew, ai shënoi një goli që as vetë nuk e besoi.
Pas një goditjeje dënimi që Nju Jork Red Bulls fitoi në gjysmëfushën e vet, Cepero, gjuajti direkt në portën e kundërshtarit duke shënuar kështu një gol fantastik nga 80 metra largësi. Ai ka shfrytëzuar pozicionin larg porte të portierit të skuadrës kundërshtare. Pas përfundimit të topit në rrjetë, fillimisht ai mbeti i çuditur për ti lënë më pas vendin një gëzimi të paparë. Cepero me goli e shënuar tashmë ka hyrë në historinë e futbollit amerikan. (start)
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

26.10.2008
Sport, Video Sportive