Ndonëse kjo mundësi ishte dhe më parë, por atëherë do të duhej që në kutinë e kërkimit të shkruajmë dhe ngjyrën e filtrimit, përkatësisht në fund të fjalës kyqe kërkuese duhej të vendosnim kodin “&imgcolor=ngjyra”, këto ditë Google ka shtuar opcionin vizuel për filtrimin e imazheve duke u bazuar në disa ngjyra.

Për të filtruar imazhet sipas llojshmërisë së ngjyrave, kërkoni imazhe për ndonjë fjalë të caktuar në Google Images, dhe tek shiriti i filtrimit (ku gjeni opcionet të filtrimit të imazheve në bazë të madhësisë, përmbajtjës) gjeni dhe opcionin e filtrimit të imazheve në bazë të ngjyrave.
Kjo mund të ju duket fare parendësishme, por më besoni se do ju hyjë shumë në punë përsonave të lëmive të ndryshme dhe do ju lehtësoj shumë punën në kërkimin e imazheve më ngjyrë dhe madhësi të caktuar.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

08.04.2009
Kompjuter & Internet