RSS

Internet Explorer 8 Beta 2: A mund t’ia kaloj Firefox-it?

Shfletuesi i ri i azhurnuar i Microsoftit, Internet Explorer 8 Beta 2, premton disa veqori të reja, me qëllim që shfletimi i Internetit me Internet Explorer 8 të jetë sa më i lehtë, i sigurtë dhe kompatibil me Web Standardet.

Në pamjen e jashtme, IE 8 duket shumë i ngjajshme me IE 7, por në këtë version Microsofti ka bërë disa ndryshime të mira.

 

Shfletimi me tabe (Tabbed Browsing)

Nëse pa dëshiren tuaj keni mbyllur dritaren e shfletuesit IE 8 Beta 2, ju mund ta riktheni atë kur të riaktivizioni IE 8 (njëjtë si në Mozilla Firefox 3). Për dallim nga Firefox 3, Internet Explorer 8 Beta 2 do të grupoj sëbashku tabet e ngjajshme duke përdorur kodimin e ngjyrave.  P.sh. Nëse hapni një faqë të re nga www.blog.kosdir.com, faqja e re do ti bashkangjitet grupit te tabeve, dhe i gjithë grupi i tabeve do të ketë një ngjyrë.

Ndoshta azhurnimi më i mirë që ka bërë Microsofti në IE 8 është siq e quajnë vetë në Microsoft; izolimi i tabeve. Kjo veqori është shtuar që nëse keni problem me ndonjë tab të vetëm, atëherë nuk do të bllokohet i gjithë programi por vetëm tabi në fjalë, dhe pasi të keni mbyllur tabin, ju mund të vazhdoni me punën në IE 8 Beta 2. Padyshim IE 8 Beta 2 ka ruajtur në vete te gjitha veqoritë që ka Internet Expolorer 8 Beta 1.

 

Siguria e Përmirësuar
Nëse në IE 8 aktivizoni veqorinë InPrivate, shfletuesi juaj nuk do të ruaj asnjë të dhënë senzitive – fjalëkalime, log-in informacione, historinë e shfletimit, etj. Ky opcion është pothuajse i ngjajshëm me atë të shfletuesit Safari, tek i cili ky opcion quhet Private Browsing.

Gjithashtu një veqori tjetër sigurie që është shtuar në IE 8 Beta 2 është i ashtu quajturi SmartScreen.
SmartScreen detekton web faqet fishing (phishing), psh. web faqet e ngjajshme si paypal.iama-scammer.com, të cilat për qëllim kanë marrjen (vjedhjen) e informacioneve të ndryshme (informacionet e qasjës në banka, kredit kartela, etj), nga shfrytëzuesit e internetit.

Sa herë që hapim ndonjë web faqe, SmartScreen kërkon në një databazë të madhe për të vërtetuar nëse web faqja ndodhet në listen e zezë të web faqëve fishing; nëse vërtetohet një gjë e tillë, IE 8 Beta 2 hapë një dritare te plotë paralajmëruese.

 

Web Kompatibiliteti

Më në fund një lajm i mirë për webmasterat.  Internet Explorer 8 Beta 2 ofron përkrahje me të madhe për web standardet e caktuara nga W3. Kjo do të thotë se web faqet do të kenë pamje të njejtë në të gjithë web shfletuesit.

 

Shkruar nga Stafi i KosDir Blog.

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

, , ,