RSS

Internet Explorer vazhdon të humb tregun

Sipas statistikave te fundit te publikuara nga “Market Share”, IE ka humbur pothuajse 7% të tregut që nga fillimi i vitit të kaluar, dhe kjo vazhdon të rritet cdo ditë.

Edhe pse tek ne shqiptarët, Internet Explorer vazhdon të mbizotroj, në tregun global IE, dita-ditës vazhdon të humb tregun. Ndoshta goboj kur them tek ne shqiptarët, pasi unë ka shumë kohë që nuk kam hapur IE për të shfletuar web faqe, përveq në rastet e testimit të web faqeve në shfletues të ndryshëm. Po kështu mendoj se veprojnë dhe shumë webmaster dhe IT profesionist.

Ndoshta shumë vite me parë, kur në treg nuk kishte shumë mundësi të zgjedhjes ne duhej te pajtoheshim më IE, por tani që janë shtuar shumë shfletues tjerë, madje shumë më të mirë dhe me të sigurtë se IE, përse duhet të vazhdojmë të hapim përsëri IE, i cili ka shumë vrima të hapura të sigurisë, të cilat duhet kohë e gjatë për tu mbyllur?! Ndoshta sepse njerzia e ka të vështirë të adaptohet më shfletuesit e tjerë.

Sipas statistikave te fundit te publikuara nga “Market Share”, IE ka humbur pothuajse 7% të tregut që nga fillimi i vitit të kaluar, dhe kjo vazhdon të rritet cdo ditë. Ndërsa në anën tjetër, shfletuesit me kod të hapur siq janë Firefox dhe Google Chrome, vazhdojnë rritjen në mënyrë konstante.

Mëposhtë mund të gjeni statistikat e përgjithshme për vitin 2008.

Dhe besoj, që këto statistika do të ndryshojnë shumë në të ardhmen; pasi Google Chrome do të bëj një lëvizje te madhe përpara, ashtu siq edhe Firefox. Dhe gjithmonë sipas mendimit tim personal, mendoj që fundi i vitit 2009, do të gjej IE nën shifrën e 50%. Por kjo mbetet të shihet nëse do ndodhë apo jo.

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

, , , , , ,