Kina mund të bëhet vendi i parë e cila varsinë nga Interneti do ta shpallë si sëmundje klinike, shkruan sot “Tajms”, ndërsa transmeton BBC.
Ministria e Shëndetësisë e Kinës vitin e ardshëm duhet të publikojë një broshurë të re në të cilën lloji i ri i varësisë do të vendoset në të njëjtën kategori me kumarin kompulsiv dhe me alkoolizmin.
Kina është vendi me numrin më të madh të përdoruesve të Internetit në botë, gjithsej 253 milionë. Pothuajse gjysma e tyre janë të moshës midis 18 dhe 30 vjeç.
Sipas mjekut Tao Rana i cili është themelues i klinikës së parë për varësi nga Interneti, i varuri mesatar nga Interneti në kompjuter në ditë kalon 6,13 orë.
Doktori Tao thotë se kjo gjendje shpesh herë është vetëm simptomë për thellimin e problemeve psikologjike. Pacientat e tij shpesh herë vuajnë nga depresioni dhe frika, shmangin shoqërime me persona të tjerë, ndërsa një pjesë e madhe vuajnë nga pagjumësia, shkruan “Tajms”. /MIa/
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

11.11.2008
Kompjuter & Internet, Mjekësi