RSS

kapsit.com – sajt me lajme shoqërore, ku të gjithë mund të kontribuojnë

kapsitKapsit.com është një vend ku të gjithë mund të publikojnë artikuj/lajme nga web faqe te ndryshme shqiptare dhe të ndajnë atë më të gjithë vizitorët e tjerë të sajtit.

Ndonëse tashme kemi filluar të mësohemi me termet “rrjetet shoqërore online”, pasi Facebook, Hi5, MySpace, etj, kanë hyrë në zemrat e shumë shqiptarëve dhe pothuajse janë bërë pjesë e pandashme e jetës së tyre, për faqet e tipit “lajme shoqërore” mendoj se akoma nuk dimë shumë, prandaj dhe vendosa të shkruaj këtë artikull për një nga faqet shqiptare të tipit të lartëcekur.

Faqja për të cilën do flasim në këtë artikull është kapsit.com, një faqe që akoma nuk bërë 1 vit që është online, por që ka arritur një sukses të mjaft të madh gjatë një kohe shumë të shkurtër.

Kapsit.com është një vend ku të gjithë mund të publikojnë artikuj/lajme  nga web faqe te ndryshme shqiptare dhe të ndajnë atë më të gjithë vizitorët e tjerë të sajtit.

Për të publikuar lajme, ju duhet të krijoni një llogari, krijimi i llogarisë është falas; pasi të keni krijuar një llogari ju mund të kyqeni në llogarinë tuaj dhe mund të filloni më publikimin e lajmeve interesante që gjeni në web faqet e ndryshme shqiptare. Ju gjithashtu mund të votoni dhe komentoni lajmet dhe artikujt qe juve ju duken interesant.

Në kapsit.com nuk ka gazetar e as editor të lajmeve, cdo lajm/artikull publikohet nga vetë vizitorët e sajtit. Ja një shembull si duken disa artikuj të publikuar në këtë faqe:

kapsit_home

Të gjithë këta artikuj janë publikuar dhe votuar nga shfrytëzuesit e regjistruar të faqes.

Këto ditë nga kapsit.com bëjnë të ditur se kanë ndryshuar algoritmin për radhitjen e top lajmeve dhe artikujve. Ky ndryshim i ri është duke u përcjellur më disa vërejtje dhe këshilla nga webmaster më përvojë; për më shumë informacione për këtë ndryshim dhe për vërejtjet dhe këshillat që po japin webmasterat shqiptar klikoni:

http://www.webmaster.al/webmaster-shqiptare/1000-algoritem-i-ri-per-radhitjen-e-artikujve-ne-kapsit-com.html

Dëshironi dhe ju të bëheni pjesë e kapsit.com dhe te kontribuoni më lajme dhe artikuj, atëherë klikoni www.kapsit.com

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

, ,