RSS

Katër milionë e gjysmë euro për Hamiltonin

05.11.2008

Sport

Gara më dramatike e Formula 1 në shtegun “Interlagos” të Brazilit do të hyjë në analet e historisë, si njëra nga garat më emocionuese, gjë që tregon edhe fitorja e kampionit Lewis Hamilton me vetëm një pikë diferencë kundër rivalit kryesor për titull, pilotit të Ferrarit brazilianit Felipe Massa.

Edhe pse në garë ishin këta dy pilot, Hamilton dhe Masa megjithatë fituesin e garës së sivjetme në Formula 1 e vendosi piloti gjerman, Timo Glok i cili në xhiron e fundit lehtësisht u tejkalua nga Luis Hamiltoni i cili me atë edhe u shpall kampion bote duke u renditur në fund si i pesti.

Ky veprim i Glock do ta pasurojë kampionin më të ri në historinë e Formula 1, I cili në koston e tij është pasuruar për 4.5 milionë euro si fitues i titullit kampion.

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

, , ,