Regent Holidays, është agjencia e parë e udhëtimeve në botë e cila ju ofron klientëve të vet një paketë turistike 4 ditëshe për në Kosovë.
Në web faqen zyrtare të kompanisë Regent Holidays, thuhet se për 555 stërlina, i garantohet çdo turisti që të shohë nga afër shtetin më të ri në Europë, veçanërisht xhamitë otomane, hamamet, kishat mesjetare ortodokse, manastiret dhe bukuritë e shumta natyrore.

Në përshkrimin e ofertës thuhet se Kosova tani është një vend i sigurtë për tu vizituar nga turistët, si dhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është duke u rigjeneruar më një shpejtësi të madhe. Poashtu në përshkrim thuhet se në Prishtinë do të mund të pini Makijaton më të mirë në Europë.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

07.02.2009
Art & Kulturë, Biznes & Ekonomi