Reprezentacioni i Kosovës u shpall përfaqësuesja më e mirë e turneut me 36 pikë të fituara, ndërkohë Maqedonia dështoi.
Kosova tregon forcën e saj
Reprezentuesi i Kosovës, Egzon Shala (84kg) ka qenë mundësi i cili ka fituar Kupën e turneut të parë ndërkombëtar “Adem Jashari”, i mbajtur në Qendrën e rinisë dhe të sportit në Prishtinë.
Ky aktivitet është organizuar nga Federata e Mundjes së Kosovës, ndërkohë hapjen solemne e ka bërë drejtori i sporteve të Kosovës, Bedri Cahani. Ndryshe, në këtë aktivitet janë paraqitur 60 mundës nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.
Ndër ballafaqimet ma interesante ka qenë ndeshja në kategorinë gjer më 60 kg mes Kenan Dacit (Kosova) dhe Dimitar Dimitrov (Bullgaria).
Pas një ndeshje mjaft interesante mundësi i Sharit arriti të mposht bullgarin në raundin e tretë me çka përshëndetet edhe nga mysafirët e shumtë në këtë aktivitet. Poashtu interes të veçantë ka shfaq edhe ballafaqimi final në mes Egzon Shalës (84kg) dhe bullgarit Todor Stojev. Ky i fundit humbi me tush pas një hedhje me amplitudë të lartë nga ana e Shalës.
Në fund sipas pikëve të fituar, reprezentacioni i Kosovës u shpall përfaqësuesja më e mirë e turneut me 36 pikë të fituara. E dyta ishte Shqipëria, kurse e treta Bullgaria. Mundësit nga Maqedonia edhe pse u përfaqësuan me shumë mundës në këtë garë, të njëjtit nuk arritën të tregojnë vlerat e tyre. Kështu, Rijad Memishi dhe Ibrahim Reçica fituan medalje të argjend, ndërsa me bronz u desh të pajtohen Shaban Limani, Kujtim Bekteshi dhe Fazli Syla.
Trajneri i reprezentacionit të Kosovës, Ferat Ramadani u shpreh i kënaqur nga suksesi i arritur. ”Kishte shumë ballafaqime interesante, sidomos nga mundësit tanë. Jam shumë i kënaqur nga paraqitja e tyre dhe besoj se së shpejti do të tregojmë rezultat edhe në Kampionate të ndryshme ndërkombëtare”, pohoi Ferati.
Nga ana tjetër, Kryetari i Federatës së Kosovës në mundje, Naim Muja pohoi se suksesi i arritur nuk është i rastit. “Nga ardhja ime në postin e kryetarit, kemi punuar maksimalisht me bashkëpunëtorët e mi dhe suksesi i arritur është një fryt i cili në të ardhmen do të na gëzoj edhe me ndonjë medalje nga Kampionatet evropiane e Botërore. I falënderoi Bedri Cahanit, Aferdita Fazliu e shumë tjerëve për ndihmën e dhënë”, pohoi Muja. Juria në fund shpalli edhe më të mirët. Tekniku më i mirë ishte Florian Rexha (Shqipëri), mundës më i mirë i huaj, Milan Blagoev (Bullgaria), kurse Kupa “Adem Jashari” iu nda Egzon Shalës (Kosovë).
Ndryshe, me mirënjohje janë nderuar Familja Jashari, Ministria e Sportit, Mentaz Alajbegu, Shaban Sejdiu, Mazllum Belegu, Said Prizreni, Aferdita Fazliu dhe Federatat pjesëmarrëse.
Fituesit sipas kategorive
50kg. Kastriot Sedolli (Kosova)
55kg. Skender Kokollari (Kosova)
60kg. Kenan Daci (Kosova)
66kg. Alban Sopa (Kosova)
74kg. Milan Blagoev (Bullgaria)
84kg. Egzon Shala (Kosova)
96kg. Harun Flugaj (Kosova)
+96kg Emilian Simuleta (Shqipëria)
Autor: Avdyl SALIHU
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

04.12.2008
Sport