Sot në Facebook është përhapur një lloj virusi që llogaritë e sulmuara i dërgon tek një faqe ponbon.im që pastaj vjedhë informacione të ndryshme nga llogaria juaj.

Për të eleminuar këtë virus ju rekomandojmë që në asnjë mënyrë të mos klikoni në linkun ponbon.im ose në linkun siq shihet në foto anash.
Gjithashtu përdorni Firefox të azhuruar sëfundi në vend të Internet Explorer, si dhe mos shtypni fjalëkalimet e juaja të llogarisë në Facebook tek sajtet e palëve të treta.
Nëse gabimisht keni hapur këtë link, atëherë ju rekomandojmë që mënjëherë të fshini të gjitha cookies në kompjuterin tuaj, të skanoni kompjuterin me ndonjë antivirus të azhuruar sëfundi dhe pastaj të ristartoni kompjuterin. Pasi të keni ristartuar kompjuterin kyquni në facebook dhe atëherë ndryshoni fjalëkalimin tuaj.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

14.05.2009
Kompjuter & Internet