Skuadra katalanase po kalon momentin me te mire ne kete fillim sezoni, qe reflektohet me tete fitore radhazi ne te gjitha kompeticionet ku luan. Hapi i gabuar ne dy ndeshjet e par ate ketij sezoni eshte harruar.
Presidenti Laporta, qe ndertoi projektin e ri te Barcelones pas dy sezoneve te fundit shume zhgenjyes nuk e fsheh kenaqesine per rivitalizimin e skuadres katalanase, ku merita kryesore i takon teknikut te ri 37-vjecar, Pep Guardiola.
“Diferenca kryesore midis Guardioles dhe paraardhesit te tij, Rajkard eshte se Pep punon me detaje me cdo futbllist, pohoi Laporta, duke nenvizuar se meriton kredencialet me te mira kjo metode pune. Megjithate nuk mund ta kritikoje Rajkard, pasi cdo teknik ka metoden e tij te punes. Ne kishim nje renje te lire te nivelit te lojes ne dy sezonet e fundit dhe e dinim se nje ndryshim i thelle, nje revolucion i thelle ishte i nevojshem”.
Duke vazhduar me tej president ii Barcelones, nenvizoi: “Guardiola arriti te rivitalizoje cdo individ, duke kerkuar angazhim dhe fokusin ne punen stervitore dhe ndeshje. Me karizmen e tij ai ndertoi baza te forta per te realizuar projektin qe ne ndertuam.
Dhe rezultati me i rendesishem eshte se Guardiola mbeshtetet nga te gjithe futbollistet”. Megjithe momentin e mire qe po kalon Guardiola, Laporta kerkon mature dhe kujdes: “Nuk eshte momenti qe te kalojme ne ekzaltim. Ky moment do te vije kur te fitojme titullin kampion ne Spanje ose trofene e liges se kampioneve. Shume e rendesishme eshte te vazhdojme kete pune te filluar, te mbetemi kokeulur, pasi kjo eshte rruga e vetme qe te con te suksesi”.
Duke marre shkas nga ai process kontestimi ndaj nivelit te gjykimit nga Real Madrid, Laporta theksoi se “politika e Barcelones eshte qe te respektoje gjyqtaret qe kane detyren me te veshtire ne bote”. /Tele Sport/
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

30.10.2008
Sport