RSS

‘Mafiaboy’ shkruan libër për ditën kur ai bllokoj Internetin

Një prej hakerave më të njohur në SHBA, Michael Calce i njohur më nofken “Mafiaboy”, ka shkruar librin për ditën kur ai sulmoj dhe bllokoj për orë të tëra disa web sajte të kompanive mjaft të njohura.

Libri më titull: “Mafiaboy: Si Zbërtheva Internetin dhe Pse akoma është i Prishur” (org. “Mafiaboy: How I Cracked the Internet and Why It’s Still Broken”), pritet të dal në shitje javen e ardhshme. Në librin e tij, hakeri famëkeq, tani 23 vjeqar, sqaron se ai ishte një djalosh që ka mësuar shumë shpejt për kompjuteriken dhe ka filluar pastaj me kënaqësi që njohuritë e tij t’ju mësoj hakerave tjerë të rinjë.

Në vitin 2000, kur ai ishte vetëm 15 vjeqar, arriti që për orë të tëra te bllokoj disa web sajte mjaft të njohura siq janë: CNN, Yahoo, Amazon.com, eBay, E*Trade Financial, etj.

Pas një kërkimi mirë të organizuar dhe të udhëhequr nga FBI dhe RCMP (Royal Canadian Mounted Police), studenti 15 vjeqar u kap dhe u shpall fajtor për më shumë se 50 raste të ndryshme.

Në ndërkohë, mësohet se edhe Kevin Mitnick një tjetër haker i burgosur është duke shkruar një libër mbi krimet e tij të bëra në Internet.

shkruar nga:
Stafi i KosDir Blog

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

, , , ,