Aktorja e Hollywoodit, Eva Mendes, ka kundërshtuar krahasimin me bukuroshen tjetër latine, Jennifer Lopez, duke thënë se karriera e saj është “më serioze”.
Bukuroshja e filmit “We Own The Night”, ka bërë emër me rolet në filmat si “Training Day”, “Ghost Rider” dhe “Hitch”, derisa Lopez e ka ngritur karrierën e saj në muzikë, aktrim dhe modë.
“Do të doja të mendoj se do të kem një karrierë më serioze se J-Lo. Ndoshta të dyja jemi me origjinë latine, por këtu mbarojnë krahasimet. Ajo e menaxhon karierën e saj sikur të ishte një kompani e madhe, ndërsa e vetmja gjë për të cilën unë shqetësohem është të jem aktore sa më e mirë”, ka thënë Mendes.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

10.10.2008
VIP & Showbiz