RSS

Microsoft lajmëron ardhjen e Silverlight 2.0

Gjiganti i teknologjisë informative, Microsoft ka paralajmëruar një konferencë me gazetarë për ditën e hënë. Sipas të gjitha gjasave, në këtë konferencë do të bëhët e ditur përfundimi dhe lëshimi i Silverlight 2.0, konkurentit kreyesor të Adobe Flash.

Konferenca do të mbahët të hënën, në ora 09.00, dhe mësa duket Scott Guthrie, udhëheqësi i divizionit të zhvilluesve do të lajmëroj ardhjen e Silverlight 2.0.

Microsoft pati lëshuar versionin testues Beta 2 të softuerit në fjalë, në muajin qershor të këtij viti, ndërsa tani pritet të lëshohet versioni i plotë i këtij softueri mjaft të kërkuar në treg. /KosDir Blog/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

, ,