RSS

Moto GP, Rosi renditet i dyti në Malajzi

18.10.2008

Sport

Spanjolli Dani Pedroza ishte piloti më i shpejtë në Çmimin e Madh të Malajzisë, duke marrë pole-positionin përpara kampionit të ri të botës Valentino Rosi.

Për një moment u duk se Rosi do të nisej sërish i pari, por Pedroza arriti të bënte një xhiro të shkëlqyer në fund, duke i mbyllur provat me 409 të mijtat para pilotit italian.

Në prova ndikuan jo pak edhe kushtet e ndryshueshme të motit në Sepang. Pedroza është i treti në renditjen botërore për këtë sezon të Moto Grand Pri, pas Valentino Rosit dhe Kejsi Stoner, që tashmë është i shkëputur me 36 pikë.

Sa i përket pjesës tjetër të provave, vendi i tretë në nisje i ka takuar pilotit të dytë të Jamahas Horge Lorenco, ndërsa menjëherë pas tij janë renditur Niki Hejdën dhe Kolin Eduards.

Vetëm vendi i shtatë për Kejsi Stoner me Dukatin, që u kalua edhe nga Andrea Doviciozo me Hondën e tij. (a.r/balkanweb)

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

, ,