RSS

Nokia me humbje

20.10.2008

Biznes & Ekonomi

Prodhuesi më i madh botëror i telefonave celularë, Nokia finlandeze, në kuartalin e tretë të këtij viti vërejti rënie të profitit neto prej 30 për qind në 1.087 miliard euro.

Sipas kompanisë, rënia e këtillë është rezultat i konkurrencës agresive të tregut të telefonave celularë.

Në të njëjtën kohë, të ardhurat nga shitja e “Nokia”-s nga korriku deri në shtator

të këtij viti, arritën 12,24 miliardë euro, që paraqet ulje për pesë për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur të ardhurat arrinin 12,90 miliardë euro. Prodhuesi i telefonave celularë japonezo-suedezë, megjithatë në kuartalin e njëjtë vërejti humbje prej 23 milionë eurosh, që paraqet tejet rezultat të mirë në krahasim me pritjet e analistëve, të cilët parashikonin humbje nga 72 milionë euro. /Gazeta Express/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.