Gjykata federale amerikane ka ngritur padi kundër britanikëve dhe gjermanëve të përfshirë në sulmet e distribuara denial-ofservice (DoS) gjatë vitit 2003.
Dy të rinj, të cilët janë akoma në liri, akuzohen në bazë të rezultateve të operacionit Cyberslam të inicuar në vitin 2003 nga FBI pas një varg sulmesh DDoS në kompanitëe mëdha amerikane të cilat shkaktuar dëme vlera e të cilave arrinte prej 200.000 e deri në më shumë se një milion dollarë.
Gjatë vitit 2004 ishin ngritur tashmë paditë kundër shtetasve amerikanë të cilët kishin drejtuar sulmet, ndërsa britaniku i akuzuar, 24-vjeçaru Lee Graham Walker nga Anglia dhe gjermani 25-vjeçar, Axel Gembe, ishin të ngarkuar për ekzekutimin e sulmeve.
Nëse dëshmohet fajësia e tyre ata mund të dënohen me deri 15 vjet burgim. Për Gemben besohet se qëndron prapa krimbit Agobot i cili i mundësonte krijimin e rrjeteve të kompjuterëve zombi të cilët më vonë i shfrytëzonte për sulme në sistemet kompjuterike dhe dërgim të porosivetë padëshirueshme të postës elektronike. Sulmet thuhet se ishin të porositura nga shtetasi amerikan me prejardhje marokene, Saad Echouafni, i cili ishte pronar i kompanisë Orbit Communications.
Partneri afarist i Saad Echouafnit, Paul Ashley, kishte kontaktuar alkerin dhe Gemben për të kryer sulmin. Ashley e kishte pranuar fajin në vitin 2004 dhe tashmë ka shlyer dy vjet burg për hisen e vet në këtë komplot, derisa kundër Echoufanit poashtuështë ngritur padi, por ai është akoma në kërkim nga FBI.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

30.10.2008
Kompjuter & Internet, Webmaster