RSS

Për herë të parë dekodohet genomi i të sëmures nga kanceri

06.11.2008

Mjekësi

Shkencëtarët dekoduan komplet ADN-në e kancerit të një pacineteje dhe vërtetuan se sëmundja e saj ka rrënjë gjenetike.

Një ekip nga Universiteti Uashington identifikoi 10 mutacione të gjenit, i cili siç duket janë kyçe për zhvillimin e leukemisë akute mielocite tek gruaja. Paraprakisht vetëm dy prej këtyre ndërlidheshin me sëmundjen.
Teknika e sekuencionimit, e përshkruajtur në revistën Nature, mund të zbatohet edhe tek kancerat tjerë dhe të ndihmojë në dizajnimin e barnave qëllimore.

Shkenctarët morën dy ekzemplarë nga gruaja, e moshës rreth pesëdhjetë vjet, e cila më vonë ndërroi jetë nga sëmundja dhe e hulumtuan ADN-në për dallime.

Analizimi i genomit tek pacientët tjerë me llojin e njëjtë të kancerit mund të ndihmojë në gjetjen e mutacioneve paraprakishtë të panjohura, që mund të sjellë deri te sëmundja, thekson Riçard Vilson nga Universiteti.

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.