RSS

Prej sot, “Shpija” hap dyert për ju

18.07.2009

VIP & Showbiz


shpijaPër të gjithë adhuruesit e televizionit – kemi një lajm të mirë. Që nga dita e sotme hapet konkursi për pranimin e konkurrentëve potencialë për një reality-show, më të madhin që ka njohur vendi ynë deri me tani.

Nëse besoni se mund të qëndroni nën vëzhgimin e kamerave për 24 orë në ditë, të bëheni pjesë e 12 personave që do të bëhen më të famshëm në Kosovë, dhe të fitoni 24 mijë euro pasi të keni kaluar 91 ditë në një hapësirë prej 1.500 metrash katror – atëherë, keni një rast që nuk duhet humbur – konkurroni në reality-show “Shpija”. Që nga dita e sotme, konkursi do të jetë i hapur 2 muaj.

Ndërtimi i shtëpisë tashmë ka përfunduar, ndërsa emisioni, për të cilin është investuar 300.000 euro, është prodhim i K STUDIO – në realizimin e të cilit punon një ekip prej 60 personave.

Që nga lansimi i reklamës ngacmuese, për shkak të interesimit të madh të sponsorëve, çmimi kryesor ka pësuar rritje prej 20,000 euro në 24,000 euro. Ndërkaq, organizatorët premtojnë edhe shumë shpërblime dhe befasi për të gjithë ata që do të hyjnë në shtëpi.

Natyrisht, organizatori premton sfida të papara deri më tani – si dhe festë për sytë e telespektatorëve.

Informatat më të hollësishme për t’u bërë pjesë e “Shpisë” mund t’i merrni në numrin e telefonit 0 900 10 20 30 (minuta 0.87 euro + 16% TVSH). /Telegrafi

Per me shume vizitoni:
Shpija.net

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

, ,