Një grup hulumtues nga Universiteti i Gjenevës, ka gjetur preparat të ri për mbrojtje nga virusi HIV në lloj të kremit, i cili do të mund të paraqiste hap të madh në luftën parandaluese kundër SIDA-s.
Prodhimi i ri i paraqitur në revistën shkencore të Akademisë nacionale amerikane për shkenca (Proceedings of the National Academy of Sciences of the USA), është përpunuar model nga një proteinë, e cila është treguar efektiv në paradalimin e infektimit me virusin HIV tek majmuni i gjinisë femërore makaki.
Preparati do të duhej të ishte më i lirë për prodhim nga ai aktual, transmetojnë mediat franceze.
Virusi HIV, nga i cili në botë gjatë vitit 2007 janë infektuar më shumë se dy milionë të rritur dhe fëmijë, mes të cilëve 95 për qind jetojnë në vendet e varfëra, paraqet një nga sëmundjet më alarmante epidemike, përkujtoi Robin Oford, drejtor i fondacionit “Mintaka” me seli në Gjenevë, e cila merret me hulumtime mjekësore dhe ka marrë pjesë në prodhimin e kremave. /Mia/
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

12.11.2008
Mjekësi