RSS

Rockwell, projekt per nje film ne Shqiperi

Ne diten e 4-t te TIFF, u shfaq filmi “13 moons”, i Alexandre Rockwell me aktor kryesor Steve Buscemi. Prodhuesi amerikan i filmave te autorit, ka mberritur ne Tirane, jo vetem per te qene pjese e programit special te festivalit, por edhe per te rrefyer projektin e tij.

Nje film, ne bashkepunim me Brandon Cole dhe Genc Permetin, ku do te kete edhe personazhe shqiptare. Ai do te xhirohet kryesisht ne Shqiperi. “Sex Wrestling” do trajtoje historine e nje grupi artistesh, qe ndjehen keq ne vendin e tyre, kjo per shkak edhe te statures fizike. Me show-n e tyre levizes, ata vendosin te transferohen ne Shqiperi.

“Ideja na erdhi 10 vjet me pare. Atehere Shqiperia nuk ishte e njohur ne SHBA dhe kjo ishte perfekte per ne. Ndiej nje atmosfere lirie si 20 vjet me pare ne New York”, u shpreh producenti, regjisori dhe skenaristi, Alexandre Rockwell.

Skenari i filmit do te perfundoje se shpejti. Xhirimet mendohet te fillojne vjeshten e ardhshme. Rockwell ka nisur te prodhoje filma te autorit ne vitet ’90.

Ai ka bashkepunuar edhe me Robert Rodriguez e Quentin Tarantino. Nje nder filmat me te susksesshem eshte “In the Soup”, me te cilin fitoi ne Sundance Festival ne ’92-shin. /TCH/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.